Hyrje

 

Rajoni i cili sot njihet me emrin Shqipëri, ka luajtur një rol strategjik në kohërat e lashta dhe ka qenë një pikë komunikimi midis qytetërimeve Ilire, Greke dhe Romake. Durrës, Apollonia, Butrint, Finiq, Ballshi dhe Shkodra fshehin një pasuri me vlera të mëdha arkeologjike, ku pjesa më e madhe janë ende të panjohura.

Të dhënat e hershme mbi emrin Shqipëri gjenden në një dokument historik të shkruajtur nga historiani bizantin Michael Attaleiates rreth shekullit X . Shkrime të tjera me të hershme nuk ekzistojnë, prandaj dhe arkeologjia ngelet mënyra më e përshtatshme për zbulimin e historisë.

Në Epokën e Hekurit, territori malor i Shqipërisë ishte i pushtuar nga fise të cilët i përkisnin etnive ilire, ndërkoh që bregu detar dhe rrethinat ishin objekt i kolonizimeve te vazhdueshme nga grekët. Nuk ka ka dyshim se pozicioni i vecante gjeografik i Shqipërisë, i lokalizuar midis lindjes dhe Perëndimit, midis zonës së gjuhës Latine dhe asaj Greke, ka ndikuar në mënyrë të rëndësishme në historinë e këtij vendi.

Dy luftrat midis Cesarit dhe Pompeit dhe një midis Oktavian, Antonit dhe Kleopatres u zhvilluan në detrat afër bregdetit Shqipëtar. Pasojat e tyre patën një ndikim të rëndësishem në vazhdimësine e historisë së Europës.

Pas rënies së Perandorisë Romake, Shqipëria u bë skenë e migrimit të fiseve barbare dhe skllavëve, duke patur një vëmendje të vecantë në periudhën e mesjetës, përgjatë periudhës së rënies së Kostandinopojës. Gjergj Kastriot Skënderbeu, figura nacionale heroike më e rëndësishme e Shqipërise, kujtohet për rezistencën dhe zmbrapsjen e Turqëve drejt Perëndimit.

Sot, imazhi i këtij vendi në botë është i lidhur ngushtësisht me periudhen e diktaturës komuniste, periudhën e konflikteve sociale në dekadat pas rënies së "Murit" dhe me emigracionin masiv në vitet nëntëdhjetë. Gjithsesi në dekadat e fundit një proces transformimi ka filluar: Tirana është bërë një kryeqytet kozmopolit, fshatrat dhe rrethinat prezantojnë një pamje të pastër dhe të bukur dhe pasuria natyrore me arkeologjinë si një komponent shumë të rëndësishëm.

 

Aspekti ligjor

 

Sistemi i Parqeve arkeologjike në Shqipëri u vendos ligjërisht me adaptimin e Ligjit Nr. 9048, dt. 07 Prill, 2003 Pasuria kulturore. Me art.53, ku përvec Butrintit, 8 parqet e tjerë arkeologjik në Lezhë, Shkodër,Apolloni, Ballsh, Amantia, Orikum, Antigona dhe Finiq ishin të njohur. Sipas këtij ligji janë vendosur disa rregulla që lidhen me mbrojtien nga zhvillimi dhe ndërtimet pa leje.

DCM Nr. 396, of 31 Mars, 2005, - Për miratimin e kufijve dhe rregullave të administrimit të parqeve arkeologjike të Shkodres, Lezhes, Apollonise, Ballshit, Amanatias, Orikumit, Antigoneas, Finiq dhe Butrintit.

 

Sipas një vendimi të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, datë 1.05.2014, disa ndryshime që do t&rquo;i bëhen vendimit nr.396, datë 31.3.2005. Në fletoren zyrtare të Kryeministrisë është deklaruar se në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës ” Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore ” të ligjit nr.9048, 2003, ” Për trashëgiminë kulturore” ,të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave vendosi që strukturat përgjegjëse të administrimit të parqeve arkeologjike.

 

Institucionet e përfshirë

 

Bordi Kombëtar i Parqeve Arkeologjike është një organ vendimmarrës që mbikqyr aktivitetet e Zyrave për Administrimin dhe Koordinimin e Parqeve Arkeologjike dhe miraton strategjinë dhe programin e zhvillimit të Parqeve Arkeologjike Kombëtare. Ky bord drejtohet nga Ministria e Kulturës nga përfaqësues të:

 

 

Organizimi Administrativ

 

 

Ndryshime ka edhe në zyrat e administrimit të Parkut Arkeologjik Shkodër dhe Lezhë, të Parkut Arkeologjik Amantia - Orikum - Finiq dhe të Parkut Arkeologjik Antigone, të cilat do të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin ligjor pranë drejtorive rajonale të kulturës kombëtare Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër. Ndryshime ka edhe për sa i përket fondit të buxhetit që do t’u kalohet drejtorive rajonale përkatëse.

 

 

Worldwide © 2015 ORNELA DURMISHAJ. All rights reserved.